Turqia tha se do të dëbojë qindra afganë në Afganistan, pasi mijëra sish dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në këtë vend, në javët e fundit.
Mediat turke thanë se 227 migrantë afganë janë dërguar të dielën me aeroplan nga qyteti Erzurum për në Kabul.
Sipas burimeve të njëjta, mbi 400 të tjerë do të dëbohen në ditët e ardhshme.
Zyrtarë të migrimit në Erzurum thanë se autoritetet planifikojnë t’i dëbojnë të 3,000 migrantët afganë që ndodhen aktualisht në këtë qytet.
Në Kabul, një zëdhënës i Ministrisë për Refugjatë tha se ata po kthehen në shtëpi me vullnetin e tyre.
“Ata kanë dashur ta shfrytëzojnë Turqinë si rrugë tranziti në vende të tjera, por kur kanë dështuar, kanë vendosur të kthehen”, tha Isuddin Jurat.
Gjatë një vizite në Kabul, kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha të dielën se Ankaraja është mirënjohëse për bashkëpunimin e Afganistanit lidhur me këtë çështje.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin