Turqia burgos politikanen për një postim në mediat sociale

21:20 | 6 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Një politikane laike në Turqi është dënuar me 10 vjet burg me akuzën për “propagandë dhe fyerje” kundër shtetit turk.

Canan Kaftancioglu, 47 vjeç, që mposhti partinë e Erdoganit në Stamboll,  u dënua kryesisht për një postim në Tëitter, të cilin e kishte bërë para disa vitesh, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka deklaruar se akuzat janë të motivuara politikisht dhe se pritet të bëjë ankesë.

Ajo kryeson Partinë kryesore të opozitës Republikane Popullore (CHP) në Stamboll, qyteti më i madh i vendit.

Ajo është akuzuar për “fyerje” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdooogan dhe për “përhapjen e propagandës terroriste”.

Akuzat kanë të bëjnë me protestat antiqeveritare të vitit 2013 dhe Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme