Gjatë dimrit, në lokacione të ndryshme do të vendosen rreth 1.000 shtëpi për macet dhe qentë pa pronarë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është një projekt i inicuar nga Drejtoria për Mbrojtjen e Natyrës dhe Parqeve Kombëtare, ashtu që kafshët e pambrojtura gjatë ditëve të dimrit të kenë një strehë të sigurt.
Nga Ministria e Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave u konfirmua se kanë filluar me implementimin e projektit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Natyrës dhe Parqeve Kombëtare me vlerë prej 500 mijë lira turke. Paratë u transferuan në 15 drejtori të ndryshme ku u blenë 1000 shtëpi për macet dhe qentë.
Në mesin e vendeve ku këto kafshë do të bëhen me strehë në ditët e ftohta të dimrit, ndodhen edhe në Balikesir ku parashikohet vendosja e 70 shtëpive.
Përveç strehëve për macet dhe qentë, të cilat do të largohen nga rruga, do të sigurohet edhe ushqime. Për këtë do të kujdesen punonjësit e administratës, komunës dhe qytetarët.
Përfaqësuesja e Federatës për të drejtat e kafshëve në Eskisehir, Ayten Tutkun njoftoi se ky është një projekt i vlefshëm.
Ajo falënderoi ministrinë, e cila është udhëheqëse e projektit me ç’rast theksoi se problemi më i madh janë enët e ujit dhe ushqimit.
“Kafshët nuk kishin se ku të strehohen nga rruga kur binte borë apo shi. Ne kemi provuar në përputhje me mundësitë tona të zgjidhim këtë problem. Është shumë e rëndësishme që një institucion zyrtar i bëri strëhet cilësore prej druri për macet”, tha Tutkun.
Shtëpitë për macet dhe qentë gjithashtu janë vendosur edhe në Yalova dhe Çanakkale./AA/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...