Policia turke po kërkon në një zonë pyjore jashtë Stambollit, si dhe në disa shtëpi ferme përgjatë Detit të Marmarasë, trupin e gazetarit të vrarë saudit.
Hetuesit kanë theksuar se kanë mbledhur imazhe nga kamerat e sigurisë , pasi besohet se trupi i tij është hedhur në Pyllin e Beogradit, shkruajnë mediat lokale, transmeton portali arbresh.info
Ata thuhet gjithashtu po përgatiten të “gërmojnë” një pronë në provincën Yalova, ku një nga automjetet e lidhur me skuadrën e goditur Saudite u pa, sipas mediave turke.
Khashoggi, 60 vjeç, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor.
Mediat turke raportojnë se kërkimet në pyll janë duke u bërë, pasi 15 sauditë që fluturan në Turqi në ditën e zhdukjes së gazetarit kanë braktisur një makinë në atë zonë.
Megjithatë, Turqia ende nuk ka ndarë asnjë informacion shtesë me SHBA-të dhe aleatët e saj, pasi besohet se ajo ka mbledhur video inxhizimet mbi vrasjen e gazetarit./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’