Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi ka dënuar arrestimin e punëtorit të konsullatës ameriane në Stamboll.
Qytetari turk Metin Topuz, i cili punoi në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA-ve është arrestuar mbi akuzat se ka lidhje me kleriun, Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga autoritetet turke për përpjekjen për grusht shtet gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Një gjykatë më vonë vendosi që Topuz do të mbetet në paraburgim, me akuzat e terrorizmit të paraqitura kundër tij.
Ambasada e SHBA-ve në Ankara ka dënuar ashpër arrestimin e punëtorit në fjalë dhe përmes një deklarate ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar”.
“Pretendime të pabaza, anonime kundër punonjësve tanë minojnë dhe zhvlerësojnë partneritetin e gjatë mes SHBA-ve dhe Turqisë”, thuhet në deklaratë.
Grusht shteti i dështuar ka dërguar në një tensionim të marrëdhënieve mes Turqisë dhe vendeve Perëndimore.
Turqia gjithashtu ka kërkuar ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...