Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka reaguar ndaj ndalimit të dy shtetasve gjermanë nga ana e autoriteteve turke.
Deri me tani 12 qytetarë të Gjermanisë ndodhen në paraburgim në Turqi mbi akuzat politike, katër prej të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë, transmeton portali arbresh.info
Midis tyre është gazetari gjermano-turk Deniz Yucel, të cilit të premten i janë bërë 200 ditë paraburgim.
Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar Merkel e cila tha se nuk mendon se është e përshtatshme të zhvillohen diskutime të mëtejshme me Ankaranë rreth anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.
“Ne duhet të reagojmë me vendosmëri”, tha Merkel në një ngjarje biznesi në qytetin jugor të Nurembergut, duke vënë në dukje se Gjermania kishte përmisuar rrënjësisht marrëdhëniet e saj me Ankaranë.
“Duke parasysh ngjarjet e fundit, ndoshta është e nevojshme t’i rishikojmë marrëdhëniet tonë për më tej”, shtoi ajo.
Shumë qytetarë europianë janë arrestuar në Turqi gjatë vitit të kaluar, mbi akuzat për përfshirje në përpjekjen për grusht shtet gjatë vitit 2016./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...