Policia turke arrestoi të martën shtatë pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Arrestimet ndodhën në Ankara. Ata akuzohen për përgatitjen e sulmeve gjatë festave kombëtare në Turqi, njoftuan mediat dhe zyrtarët.
Sipas informacioneve, ata po planifikonin sulme në Ditën e Republikës që shënohet të enjten dhe ceremonitë që mbahen më 10 nëntor në të cilat përkujtohet themeluesi i shtetit modern turk, Mustafa Kemal Ataturk, njoftoi transmetuesi NTV.
Forcat speciale të policisë bastisën shtëpitë e të dyshuarve, dy prej të cilëve besohej se kishin luajtur një “rol aktiv” në luftimet në Siri.
Zyra e kryeprokurorit publik të Ankarasë tha në një deklaratë se shtatë urdhra arrestimi për anëtarët e IS-it u lëshuan të martën dhe ata u arrestuan të gjithë si pjesë e dy hetimeve të ndara, por nuk dha më shumë detaje.
Kombësitë e tyre nuk u bënë të ditura.
Turqia u godit nga një seri sulmesh terroriste më 2015 dhe 2016 për të cilat u fajësuan IS-i dhe militantët kurdë.
Sulmi i fundit ndodhi në janar të vitit 2017 kur një person i armatosur vrau 39 njerëz në një klub elitar nate në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri, raporton AFP./rel
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?