Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të IS-it u arrestuan të dielën.
Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë IS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë.
Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të IS-it. Ky shtet në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin ekstremist.
Ankaraja ka fajësuar IS-in për një sulm në një kishë katolike në Stamboll në fund të janarit, ku u vra një person./rel
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane