Turqia arreston 740 persona

18:01 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Autoritetet turke kanë arrestuar në tri ditët e fundit 740 persona, të dyshuar se kanë lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), raportojnë media turke, duke cituar një burim nga Ministria e Brendshme.

Siç raporton Reuters, autoritetet turke kanë kryer 36 bastisje gjatë tre ditëve, ku kanë konfiskuar pajisje të ndryshme, dokumentacion dhe dhjetëra armë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme