Policia turke arrestoi 28 shtetas të huaj të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste ISIS gjatë një operacioni të madh antiterrorist të kryer në Stamboll, raporton sot Anadolia.
Anëtarët e Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë së Stambollit punuan për deshifrimin e aktiviteteve të organizatës terroriste ISIS.
Në kuadër të aksionit u kryen bastisje në 15 adresa në qarqet Basaksehir, Eşinirt dhe Beylikduz të Stambollit. Të dyshuarit akuzohen për lidhje me terroristët e Shtetit Islamik dhe që veprojnë në zona konflikti.
Gjatë kontrollit u sekuestruan disa armë, municione dhe para në lira, dollarë dhe euro. Të dyshuarit janë dërguar në Komisariatin e Policisë për procedim të mëtejshëm./euronews
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...