Google ADS

Turqia arrestoi më shumë se 400 persona për përhapjen e ‘frikës’ ndaj Covid-19

23:53 | 27 Prill 2020
Trina Galanxhi

Turqia ka arrestuar 402 persona për 42 ditë, me arsyetimin për postimet të rreme dhe provokuese në rrjetet sociale në lidhje me pandeminë Covid-19.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se zyrtarët shikuan më shumë se 6,000 llogari në mediat sociale, dhe 402 të dyshuar ishin midis gjithsej 855 pronarëve të kërkuar nga autoritetet për ndarjen e posteve që konsiderohen “provokuese”, raporton AP, transmeton portal arbresh.info

Ministria thotë se përdoruesit e mediave sociale janë kapur pasi dyshohet se janë përpjekur të ngjallin frikë mbi pandeminë e Covid-19, ndërsa disa pasi kanë akuzuar qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për të frenuar epideminë ose gënjyer për vdekjet, ose ata të infektuar.

Turqia ka raportuar për 2,805 vdekje dhe 110.130 të infektuar nga Covid-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi renditet në vendin e shtatë në botë në numrin e infeksioneve të konfirmuara, por ekspertët besojnë se numri i të infektuarve është më i madh.

Deri më tani, rreth 890,000 njerëz janë testuar në Turqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme