Zyrtarët turkë kanë pohuar në mënyrë të përsëritur se dështimi i SHBA-vë për mbajtur gjurmët e armëve, të cilat në shumicën e rasteve kanë rënë në duart e milicive kurde dhe ISISit në Siri dhe Irak, ka kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Uashingtonit.
Shtetet e Bashkuara njoftohet se po armatosin Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilat Ankara beson se është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e konsideruar si një grup terrorist nga Turqia, transmeton portali arbresh.info
Përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i mbledhë të gjitha armët e dhëna, Turqia beson se kjo është e pamundur.
Qëkur Ankaraja filloi operacionin, me emrin e koduar “Dega e Ullirit”, në Afrin të Sirisë më 20 janar, ushtria turke thuhet se ka konfiskuar armët e SHBA nga grupet terroriste.
Forcat turke kanë zbuluar dhe konfiskuar dy armë kundër tankeve AT-4 nga militantët e PKK gjatë operacioneve kundërterroriste në pjesët juglindore të vendit, kanë deklaruar forcat e ushtrisë turke përmes një postimi në rrjetet sociale./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...