Zjarri në pyjet e rrethit Manavgat të provincës Antalya në Turqi vijon të jetë ende aktiv.
Zjarri që shpërtheu më 28 korrik, i ndihmuar nga era, u përhap në një zonë më të madhe në një periudhë të shkurtër kohore. Ekipet në terren po bëjnë përpjekje të mëdha për të vënë nën kontroll zjarrin.
Zjarri është aktiv edhe në zonën Kızıldağ.
Ekipet zjarrfikëse vazhduan aktivitetet e tyre të shuarjes së zjarrit edhe gjatë natës, ndërsa me rrezet e para të diellit, mbështetja erdhi nga ajri.
Autoritetet turke thanë se më shumë se 150 zjarre pyjorë shpërthyen në jugperëndim të vendit javën e kaluar për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta.
Tetë persona mbetën të vdekur nga flakët e pamëshirshme dhe mijëra u evakuuan, përfshirë edhe turistë të cilët kishin zgjedhur Taurqinë si destinacionin e tyre të pushimit për këtë verë.
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...