Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me rigorozitet në Hataj. Tre persona, përfshirë një të mitur, u nxorrën të gjallë nga rrënojat e apartamentit të tyre 12 ditë nga tërmetet. Ata u dërguan në spital, por fatkeqësisht fëmija i vogël ndërroi jetë në ambulancë.
Ndërkohë, njerëzit po përpiqen të gjejnë forcat pas lëkundjeve të fuqishme. Shumë shkolla u shembën ose u dëmtuan në rajon. Shumë fëmijë humbën shkollat e tyre.
Në qytet janë ngritur tenda dhe janë angazhuar shërbime sociale për të organizuar aktivitete shkollore për fëmijët. Disa prej tyre pranojnë të flasin për mediat.
“Fëmijët po vizatojnë, po luajnë, po vrapojnë dhe po flasin me njëri-tjetrin. Atyre u mungon shkolla. Për momentin nuk ka mësim, sepse shkollat janë shembur. Shpresoj të rindërtohen së shpejti. Edhe unë kam vizatuar diçka së bashku me vëllain tim. Ky është vëllai im. Jemi së bashku, zemër për zemër”, u shpreh një grua.
“Unë po vizatoj shkollën time. Për shkak se shkollat u dëmtuan dhe u shkatërruan, na duhet të studiojmë këtu. Ndaj unë po vizatoj shkollën time”, tha një burrë.
Mësuesit, që i kanë ndarë tendat për grupet shkollore fillore, sekondare dhe të mesme, e nisën punën duke vendosur flamurin turk në dyert e tyre.
Krahas mësimit tradicional, ata mbajnë orë të veçanta për studentët që po bëhen gati për shkollën e mesme dhe atë të lartë. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuniteti ndërkombëtar shkollor. /euronews
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike