Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 8.314 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 921 raste simptomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,37 milionë me shifrat e fundit.
Ndërkaq, 9.109 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,24 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.664, me 169 viktima të reja.
Në gjithë vendin janë kryer 167.211 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,06 milionë.
Numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.311.
Turqia të enjten filloi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, ku fillimisht u vaksinuan mbi 500 mijë punonjës shëndetësorë, ndërsa dje vaksinë pranuan edhe presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca./AA
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...