Google ADS

Turqi, tërmet 4.8 ballë në provincën Bolu

14:51 | 16 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën veriperëndimore turke Bolu, transmeton Anadolu.

Presidenca për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 13:55 sipas kohës lokale.

AFAD njoftoi se epiqendra ishte në Bolu dhe u regjistrua në një thellësi prej 8.13 kilometrash.

Më 6 shkurt dy tërmete me intesitet 7.7 dhe 7.6 ballë goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet shkatërruese si dhe shumë të tjerë në veri të Sirisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme