Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 73, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas tërmetit janë regjistruar 987 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.
Të paktën 949 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 729 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për 220 të tjerët.
Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.
Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit