Turqia ka njoftuar se personi i dytë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 191.
“Ne kemi humbur një pacient mashkull 61 vjeç. Allahu e pushoftë shpirtin e tij. Rezultatet e provës së sotme tregojnë se respektimi i masave të qeverisë është jashtëzakonisht i nevojshëm”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përmes mediave sociale, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Merkel: Luftimi i koronavirusit kërkon solidaritet të kohës së luftës
Dje, një biznesmen 89-vjeçar turk vdiq për shkak të koronavirusit, i infektuar nga një punonjës që ishte kthyer kohët e fundit nga Kina.
COVID-19 e shfaqur për herë të parë në Kinë, është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në mbarë botën, duke infektuar më shumë se 200,000 njerëz në të gjithë botën dhe duke lënë të vdekur afro 9 mijë persona./arbresh.info/
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin