Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.890.
Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 82.329, me 3.783 raste të reja të regjistruara. Lidhur me pacientët e shëruar nga ky virus, Koca njoftoi se deri më tani numri ka arritur në 10.453.
Ministri turk po ashtu theksoi se në 24 orët e fundit janë kryer 40.520 teste tek personat e dyshuar, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 598.933. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 157 mijë të vdekur dhe rreth 581 mijë të shëruar./AA
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...