Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Turqi është rritur me 16.749 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ky është numri më i lartë ditor për këtë vit .
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Turqi që nga fillimi i pandemisë është 2 milionë e 911 mijë e 642, raporton Reuters.
71 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 është 29 mijë e 623.
Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca u bëri thirrje qytetarëve t’iu përmbahen masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në mënyrë që të mbështesin procesin e normalizimit të kontrolluar që filloi dy javë më parë.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan pranoi dje se ka një rritje të të infektuarve, por tha se asnjë kufizim i ri nuk do të futet për tani.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...