Turqi, rritet në 812 numri i të vdekurve nga COVID-19

22:07 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Me 87 viktima të reja në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në Turqi nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 812, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38.226 në Turqi, pasi 4.117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, treguan të dhënat e fundit të ministrisë.

Deri më tani, gjithsej 1.846 pacientë janë shëruar plotësisht nga sëmundja, ndërsa rreth 1.592 të tjerë po mbahen nën kujdes intensiv.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 85 mijë të vdekur, ndërsa mbi 308 mijë janë shëruar deri më tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme