Turqi, rritet në 161.533 numri i të shëruarve nga COVID-19

20:03 | 22 Qershor 2020
Arbresh.info

“Numri i pacientëve të shëruar kryeson numrin e rasteve të reja. Por dallimi nuk është i mjaftueshëm për luftën tonë. Ne patjetër duhet të ulim në tokë numrin e rasteve përmes masave që po ndërmarrim”, shkroi Koca.

Turqia ka bërë të ditur se 1.293 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 161.533 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se deri më tani Turqia ka kryer mbi 2.98 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 41.413 teste.

“Numri i pacientëve të shëruar kryeson numrin e rasteve të reja. Por dallimi nuk është i mjaftueshëm për luftën tonë. Ne patjetër duhet të ulim në tokë numrin e rasteve përmes masave që po ndërmarrim”, shkroi Koca.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Turqi është 188.897, me 1.212 raste të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit.

Autoriteet shëndetësore po ashtu njoftuan 24 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar në 4.974 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend nga ky virus.

Në kujdes intensiv në mbarë vendit aktualisht janë 846 pacientë të prekur nga virusi./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme