Turqi, regjistrohen 2,706 viktima nga koronavirusi

20:39 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi është rritur për 106 raste të reja brenda 24 orëve, duke shënuar në total 2,706 viktima.

Ministri i Shëndetit gjithashtu ka konfirmuar edhe 2,861 të infektuar duke e rritur edhe numrin e përgjithshëm në 107,773 të infektuar. Turqia zë vendin e shtatë në botë për nga numri i të infektuarve, sipas Universitetit të Johns Hopkins në Amerikë.

Të enjten, Turqia urdhëroi një izolim katër ditor përgjatë 31 provincave që dyshohet se janë epiqendrat e shpërthimit të koronavirusit në Turqi. Kjo rastisi edhe me festen kombëtare dhe fillimin e Ramazanit.

Burimet e BBC thonë se presidenti Recep Tayyip Erdogan është munduar që të izoloj shpërndarjen e virusit pa e ndalur zhvillimin ekonomik. Megjithatë, doktorët, sindikatat dhe opozita janë ankuar se ai nuk ka vepruar aq mirë në ngadalësimin e shpërndarjes së koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme