Një punëtor bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dhe e ktheu atë tek pronari i saj, raporton Anadolu Agency.
Uğur Durmuş hasi një çantë në një ulëse që përmbante para dhe letra me vlerë përderisa po ujiste bimë dhe pemë në rrethin Turgutlu të provincës Manisa, të cilën ia dorëzoi eprorëve të tij për të gjetur pronarin e saj.
Duke folur gjatë një ceremomnie ku mori pjesë edhe pronari i çantës, kryetari i komunës, Çetin Akın, çmoi sjelljen shembullore të Uğur-it si një model për mbarë Turqinë.
Uğur u shpërblye me monedhë të artë nga komuna Turgutlu.
Duke folur para gazetarëve pas ceremonisë, Uğur tha se pronari i çantës dëshironte t’i jepte një dhuratë, por ai nuk e pranoi.
“Unë kreva obligimin tim ndaj njerëzimit. Nuk mund të pranoj diçka që nuk është e imja”, tha Durmuş.
Ai është prind i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vuan nga epilepsia dhe paguan 90.000 lira turke (mbi 16.000 dollarë) për qira dhe kredi.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?