Policia turke ka penguar një komplot të Shtetit Islamik duke arrestuar kështu dy shtetas të BE-së që dyshohet se kishin për qëllim të kryenin një sulm terrorist në Evropë, shkruajnë mediat turke, duke cituar një burrim gjyqësor.
Mahamad Lebano, shtetas danez me origjinë nga Libani dhe Mohammed Tofik Saleh, shtetas zviceran me origjinë nga Iraku, janë arrestuar në qytetin turk Adana, transmeton portali arbresh.info.
Mediat turke raportojnë se ata janë arrestuar në fillim të këtij muaji.
Sipas departamentit të policisë Adana, Labano dhe Saleh udhëtuan drejt Sirisë perms Turqisë në vitin 2014 për t’u bashkuar më Shtetin Islamik.
Edhe pse ata fillimisht pohuan se kishin shkuar në Siri për të siguruar ndihmë humanitare, një hetim i gjërë ka zbuluar se të dyshuarit kishin armë dhe kishin mbajtur trajnime me eksploziv gjatë tre muajve të fundit, duke u përgatitur për të kryer një sulm të madh në Evropë.
Muajin e kaluar, ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu tha më shume së 52 mijë njerëz nga 145 vende janë në listën e zezë të Turqisë, të cilët dyshohen për kërcënime të mundshme të sigurisë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...