Pastori amerikan që është akuzuar për terrorizëm dhe spiunazh në Turqi, ka mohuar akuzat në Gjykatën turke dhe i ka quajtur ato të “turpshme”.
Andrew Brunson, që mund të dënohet me burg deri në 35 vjet, ka mohuar akuzat për lidhjet me klerikun mysliman Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga qeveria turke për përpjekjen e grusht shtetit të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info
Pastori nga SHBA-të ka jetuar në Turqi për më shumë se 10 vite.
“Unë u ndihmoj refugjatëve sirianë, ata thonë se po e ndihmoj PKK-në. Unë rregulloj kishën, ata thotë ke lidhje me Fetullah Gulen”, ka deklaruar pastori në Gjykatë.
Brunson është akuzuar edhe tentimin e formimit të shtetit krisian të kurdëve./Arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...