Turqi, numri i të shëruarve nga Covid-19 arrin në mbi 202 mijë

00:52 | 20 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Mesatarisht 1.000 pacientë në Turqi shërohen nga koronavirusi çdo ditë dhe pothuajse po aq raste të reja raportohen, tha sot ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca.

Gjatë ditës së kaluar, gjithsej 997 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, duke e çuar totalin në 202.010 pacientë të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj këtij virusi.

“Synimi ynë: Rritje të numrit të të shëruarve, rënie e numrit të rasteve të reja”, shtoi Koca.

Numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 219.641, me 924 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 5.491, me 16 të vdekur në 24 orët e fundit, , transmeton Anadolu Agency (AA). Turqia ka kryer mbi 4,27 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 41.310 teste.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme