Turqi, një zjarr në pyll kërcënon hotelet pranë Marmaris

19:07 | 29 Korrik 2022
K.B

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë një zjarr në pyll, nga toka dhe nga ajri, pranë një vendbanimi në Turqinë jugperëndimore, tha administrata lokale e pyjeve.

Administrata rajonale e pyjeve në provincën Mugla tha se zjarret, të nxitura nga erërat e forta dhe temperaturat e larta afër 40 gradë Celsius, kërcënuan hotelet dhe vendpushimet në qytetin e vogël bregdetar të Icmeler, pranë Marmaris.

Roja Bregdetare Turke ka siguruar gjirin dhe ka pezulluar trafikun ujor në zonën ku avionët dhe helikopterët zjarrfikës po mbledhin ujë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, thuhet në deklaratë.

Në pamjet televizive, tymi mund të shihet që ngrihet pranë bregut dhe u afrohet vendbanimeve, ndërsa vëzhguesit qëndrojnë në plazhe. /euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme