Në ditën e 11-të pas tërmetit, saktësisht 248 orë pas goditjes, nga rrënojat e një ndërtese në lagjen Kayabaşı të qytetit Kahramanmaraş u shpëtua vajza e re 17-vjeçare Aleyna Ölmez, raporton Anadolu.
Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në provincën Kahramanmaraş vazhdojnë në ditën e 11-të.
Ekipet e AFAD-it, kompanisë “Kömür İşletmeleri”, JAK dhe ekipet e bashkisë Dilovası, kryen punime në pallatin Atabey në lagjen Kayabaşı në rajonin Dulkadiroğlu të Kahramanmaraş-it dhe pas 248 orësh nga tërmeti shpëtuan 17-vjeçaren Aleyna Ölmez.
Vajza e re që u shpëtua nga rrënojat u transportua me ambulancë në spital.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiye-s (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të vendit është rritur në 36.187.
Nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca turke, përfshirë Adana, Adımayan, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...