Google ADS

Turqi: Nis gjykimi ndaj personave që dyshohet se morrën pjesë në përpjekjet për puç

13:57 | 22 Maj 2017
arbresh.info

Në Turqi ka nisur gjykimi ndaj 220 të dyshuarve, që akuzohen se kanë qenë në krye të grushtshtetit të dështuar, të vitit të kaluar.

Njëzetëegjashtë ish-gjeneralë janë në mesin e të pandehurve në këtë gjykim, i cili ka nisur në gjykatën e një burgu, jashtë Ankarasë.

Qeveria e presidentit, Recep Tayyip Erdogan pretendon se grushtshteti i dështuar i 15 korrikut është orkestruar nga kleriku Fethullah Gulen, i cili mohon çdo përfshirje.

Gulen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, është njëri prej 221 të dyshuarve që përmendet në aktakuzë. Megjithatë, ai është në mesin e 9 personave që nuk janë në paraburgim, ndërkaq të tjerët janë paraqitur para gjykatës.

Të pandehurit janë sjell në gjykatën që gjendet në burgun në Sincan, nga forcat e sigurisë.

Dhjetëra protestues, të cilët bartnin flamurin e Turqisë kanë bërtitur “duam dënim me vdekje”, teksa të dyshuarit janë futur në gjykatë, shkruan REL.

Në mesin e të akuzurvae janë ish-shefi i forcave ajrore Akin Ozturk dhe Mehmet Disli, që është vëllai i një zyrtari të lartë të partisë në pushtet, Saban Dislin.

Që prej grushtshtetit të dështuar, mbi 47 mijë persona janë arrestuar në Turqi, nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Gulenit.

Zyra e Erdoganit ka thënë se në përpjekjet për grushtshtet janë vrarë 248 persona- një shifër kjo që nuk përfshinë 24 puçistët e dyshuar, që janë vrarë gjatë dhunës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme