Autoritetet turke kanë ndaluar një tjetër të dyshuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov në dhjetorin e vitit të kaluar.
Policia ndaloi të dyshuarin në Ankara, më 15 shkurt, tha agjencia Anadolu, duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë.
Sipas Anadolu, autoritetet besojnë se i dyshuari ka bërë biseda telefonike me Mevlut Mert Altintas, policin që ka qëlluar për vdekje ambasadorin Andrei Karlov më 19 dhjetor.
Altintas, 22 vjeç, ka thirrur “Mos harroni Alepon” gjatë sulmit. Ai më pas është vrarë nga policia.
Sipas agjencisë Anadolu, katër të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim, në lidhje me hetimet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...