Turqi, ndalohen 165 migrantë

01:02 | 5 Mars 2018
Trina Galanxhi

Në distriktin Uzumlu, që gjendet në Erzincan të Turqisë, janë ndaluar 165 migrantë.

Ekipe të xhandarmërisë në hyrje të distriktit në rrugën Erzincan-Erzurum vërejtën një autobus të dyshimtë pa pasagjerë. Menjëherë pas kësaj, u konstatuan një grup i të huajve që kishin filluar të iknin.

Në mesin e 165 migrantëve, përfshirë tetë gra dhe 15 fëmijë, ishin persona me origjinë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Janë arrestuar shoferët Ahmet N. dhe Kivanc K., marrja e të cilëve në pyetje është në rrjedhë.

Migrantëve u është ofruar ndihma e parë, ndërsa më pas janë vendosur në oborrin sportiv në qendër të qytetit.

Të huajt në Turqi kanë hyrë nga Irani, ndërsa synonin të shkojnë në Stamboll./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme