Google ADS

Turqi: Mungojnë në gjykim mësuesit që ndodhen në grevë urie

19:21 | 14 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Gjyqi për dy mësues që janë akuzuar mbi lidhjet e tyre me terrorizmin, ka dështuar për shkak të mungesës së pranisë së tyre.

Nuriye Gulmen, lektore në Universitet dhe Semih Ozakca, mësues shkolle, kanë mohuar të kenë ndonjë lidhje me ndonjë grup militant të krahut të majtë, transmeton portali arbresh.info

Si shenjë proteste ata që gjashtë muaj ndodhen në grevë, pasi vlerësojnë se janë përjashtuar nga puna pa të drejtë.

Autoritetet kanë deklaruar se ata janë ndaluar të paraqiten në Gjykatë nga frika se mund të arratiseshin, ndërsa familjarët thonë se ata nuk kanë fuqi të ecin, kanë probleme me zemër dhe janë bërë të ndjeshëm ndaj dritës.

Të dy kanë filluar grevën e urisë për shkak të humbjeve të vendit të punës.  Ata u arrestuan nga autoritetet pas tentimit për grusht shtet gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme