Si pasojë e moti të ftohtë sipërfaqja e digës Pusat-Özen në rajonin Hafik në qytetin Sivas të Turqisë është ngrirë dhe në mesin e saj vërehet një minare.
Shtresa e akullit ka arritur në 10 centimetra në sipërfaqen e digës e cila ndodhet rreth 25 kilometra nga qendra e rajonit.
Fshati Pusat u zbraz plotësisht dhe u zhvendos në pjesën e sipërme rreth 5 kilometra për shkak të digës Pusat-Özen e cila u formua me qëllim vaditjeje mbi përroin Pusat dhe rrjedhën Madenköy në vitin 2009 nga Ujësjellësi Shtetëror. Si rrjedhojë, mbi sipërfaqen e ngrirë shihet edhe një pjesë e minares që ka mbetur nga ish-vendbanimet që kanë mbetur nën ujë.
Sadettin Çaldıran, një banor i zonës tha për AA se vitet e fundit janë përjetuar thatësira serioze.
“Minarja u shfaq me tërheqjen e ujit. Në rajonin e Sivasit ka pasur reshje intensive të borës. Mendojmë se diga do të mbushet me shkrirjen e borës drejt pranverës dhe uji do arrijë në nivelet ku minarja do të humbë. Temperaturat natën ishin deri në minus 30 gradë. Aktualisht sipërfaqja e digës është krejtësisht e ngrirë”, tha Çaldıran duke shtuar se ai nga gjurmët në minaren e xhamisë në vendbanimin e vjetër brenda digës ka vërejtur se uji është tërhequr 10-12 metra.
Në Sivas është efektiv moti i ftohtë
Në qendrën e qytetit dhe në rajonet e tjera të tij ka qenë efektiv moti i ftohtë. Temperaturat natën ranë deri në minus 20 gradë ndërsa ditën deri në minus 14 gradë.
Me ndikimin e motit të ftohtë sipërfaqet e shumë liqeneve në rajon janë mbuluar me akull. /AA/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...