Turqi: Kryebashkiaku hidhet në ujë për ta shpëtuar zhytësen

19:36 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Gjatë një ceremonie përkujtimore në qarkun Karamursel në Kocaeli të Turqisë, kryetari i bashkisë Ismail Yildirim kërceu në det për ta shpëtuar një zhytëse e cila ishte në rrezik.

Në kuadër të ceremonisë përkujtimore me rastin e përvjetorit të “Katastrofës së anijes së Uskudarit”, në qarkun Karamursel në Kocaeli të Turqisë, Shoqata e Sporteve Nënujore në Karamursel organizoi zhytje në shenjë përkujtimi, teksa njëra nga anëtaret e shoqatës, Senay Ertorun, pas një kohe filloi të kërkojë ndihmë.

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj, kryetari i Bashkisë së Karamurselit, Ismail Yildirim, hoqi këpucët dhe xhaketën për të kërcyer në det në ndihmë të zhytëses, shkruajnë mediat turke.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e zhytëses së shpëtuar nga kryetari Yıldırım është e mirë.

Ndërkaq, pjesëmarrësit në ceremoni duartrokitën dhe e përgëzuan kryetarin për këtë vepër.

https://www.youtube.com/watch?v=d3KP52vBTts

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme