Turqi: Koronavirusi britanik regjistrohet në 17 qytete

23:52 | 29 Janar 2021
Trina Galanxhi

Lloji më i ri i koronavirusit, i njohur si ‘koronavirusi britani’ është shfaqur në 17 qytete në Turqi, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Ky lloj virusi është një nga faktorët kryesorë për rritjen e numrit të pacientëve në Europë, dhe për këtë arsye Turqia duhet të jetë e kujdesshme”, ka shkruar në Tëitter, Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca, tranmseton portali arbresh.info

“128 pacientë me llojin e ri koronavirusit janë regjistruar në vendin tonë dhe ky lloj virusi është regjistruar në 17 qytetet”, shkroi tutje Koca.

Ministri turk i Shëndetësisë gjithashtu vuri në dukje se ky mutacion nuk ndikoi në efektivitetin e vaksinës.

“Koronavirusi britanik” është 70 përqind më ngjitës se koronavirusi i parë që u shfaq në fillim të pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme