Turqi: Komunitet pakicë mohojnë pretendimet për “presion”

20:38 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Turqi në një deklaratë të përbashkët kanë mohuar pretendimet për presion ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme në vend.

 

Përfaqësues të komuniteteve, në mesin e të cilëve edhe Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeosi I, Zëdhënës Patriku i Armenëve të Turqisë, Aram Ateshyan, përfaqësuesi i Musevive në Turqi, Isak Haleva, pas pretendimeve për presion ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme në vend kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë u theksua se në periudhën e fundit në disa deklarata politike që kanë reflektuar në publik është pretenduar se ka kufizime dhe presione ndaj përmbushjes së adhurimeve të komuniteteve të feve dhe besime të ndryshme në vend, transmeton AA.

“Si përfaqësues dhe drejtues të vakëfeve, pjesëtarë të feve dhe besimeve të ndryshme, që janë të vendosur në vend me shekuj, duam të theksojmë jemi duke e jetuar në mënyrë të lirë besimin tonë dhe i përmbushim adhurimet tona në mënyrë të lirë sipas traditave tona. Deklaratat që pretendojnë ose aludojnë se ka presion janë plotësisht të pabaza”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Shumë probleme dhe përndjekje të ndodhura në të kaluarën me kohë janë zgjedhur. Jemi vazhdimisht në konsultim me institucionet e shtetit tonë, me një synim të mirë dhe vullnet të ndërsjelltë për zhvillimin e çështjeve që dëshirojmë. Këtë deklaratë të përbashkët jemi duke e bërë në drejtim të përgjegjësisë dhe ndërgegjes për informimin e drejtë të publikut”, theksohet më tej në deklaratë.

Disa përfaqësues të komuniteteve pakicë që kanë nënshkrimin e tyre në deklaratë janë këto:

“Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeosi I, Zv/Patriku i Armenëve të Turqisë, Aram Ateshyan, përfaqësuesi i Musevive në Turqi, Isak Haleva, Zv/Patriku i Komuniteti Asirian, Mor Filuksinos Yusuf Çetin, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve armenë të Turqisë, Kryepeshkopi Levon Zekiyan, Zv/Patriku i Komunitetit Keldani, François Yakan, Zv/Patriku i Përgjithshëm i Katolikëve Asirian të Turqisë, nënpeshkopi Orhan Çanlı, kryetari i Komunitetit Hebre të Turqisë dhe Fondacionit të Kryerabinëve të Turqisë, Ishak Ibrahimzadeh, kryetari i Kishës Ortodokse të Ekzarhizmit të Bullgarë, Vasil Liaze, kryetari i Fondacionit të Kishës Katolike Gjeorgjiane, Paul Zazadze dhe kryetari i Fondacionit Hebraik në Turqi Karaim, Misha Orme”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme