Gjykimi më i madh me rreth 330 të dyshuar që nga përpjekja për grusht shtet, pritet të hapet të marten në Turqi.
Gjykimi pritet të mbahet në një sallë gjyqi të ndërtuar për më shumë se 1,500 njerëz, transmeton portali arbresh.info.
330 të dyshuarit që do të sillen para gjyqit në Sinai, jashtë Ankarasë, nëse shpallen fajtorë do të mund të përballen me dënime të përjetshme mbi lidhjet e tyre për tentativën e përbysjes së presidentit Recep Tayip Erdogan.
Mbi 240 prej atyre të përmendur në aktakuzë gjenden në paraburgim, bëjën të ditur mediat turke.
Rasti edhe duke u dëgjuar në burgun Sincan nën kujdesin e sigurisë së lartë. Salla e cila ka hapsirë për 1,558 njerëz është e mbushur edhe nga forcat e sigurisë.
Deri me tani, gjyqi më i madh është mbajtur në Izmir, kur janë paraqitur rreth 270 të dyshuar.
Pas grush shtetit, Ankaraja ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka filluar ‘bastisjen’ e gjërë, duke dërguar në paraburgim rreth 43 mijë njerëz.
Gjendja e jashtëzakonshme është ende aktuale, përderisa gjyqi është duke u marrë me procesin më të madh ligjor në historinë e vendit./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist