Google ADS

Turqi, gratë protestojnë kundër operacionit ushtarak në Siri

21:44 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

Policia turke ka qëlluar me gaz lotjsellës drejt marshimit të të drejtave të grave në Ankara.

Protestuesit, kryesisht nga Platforma e Grave të Ankarasë, një OJQ që promovon të drejtat e grave, u mblodhën në kryeqytetin turk për marshimin e thirrur përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, transmeton portali arbresh.info

“Ne jemi duke u forcuar në solidaritet”, thuhej në një banderolë.

Pesëmbëdhjetë gra u arrestuan nga policia, njoftoi agjencia private e lajmeve Dogan.

Në Stamboll është zhvilluar një tjetër marshim, ku rreth 1,500 gra janë mbledhur në rrethin e Bakirkoy në anën europiane të qytetit.

Grupi ka protestuar kundër operacionit ushtarak të Turqisë në Siri, të cilat kanë për qëllim milicitë kurde siriane, grup që konsiderohet terrorist nga Ankaraja.

“Lufta po ndodh në kufirin tonë, ne nuk mund të qëndrojmë indifferent”, tha një protestuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme