Gjykata turke ka urdhëruar që shtatë nga 17 anëtarët e stafit të gazetës së opozitës, Cumhuriyet të lirohen nga burgu derisa gjykimi i tyre do të vazhdojë.
Të shtatë të liruarve u është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në paraqitje në Polici deri në seancën e ardhshme më 11 shtator.
Gazetarët dhe menaxherët janë arrestuar dhe po gjykohen nën akuzat për ndihmë ndaj një organizate terroriste, transmeton Klan Kosova.
Të tjerët që nuk janë liruar do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim derisa janë lëshuar fletë-arreste edhe për dy gazetarë të tjerë që kanë ikur nga vendi.
Shtatë personat që janë liruar janë Musa Kart, Bulent Utku, Turan Gunay, Onder Çelik, Kemal Gungor, Hakan Karasinir dhe Guray Oz.
Nëse shpallen fajtor, të pandehurit mund të përballen me dënime deri në 43 vjet burgim.
Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë
Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeropor...
Sulmoi tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Fushë ...
Stuhia e borës mbërthen SHBA-në