Një aktiviste siriane dhe vajza e saj gazetare, raportohet të jenë therur me thikë për vdekje në shtëpinë e tyre në Stamboll.
Trupat e 60-vjeçares Arouba Barakat dhe 22-vjeçares Hala Barakat janë gjetur ditën e enjte, pasi miqtë kishin filluar të shqetësoheshin për mungesën e tyre në punë, transmeton portali arbresh.info
Më herët janë shënuar edhe katër vrasje të mëparshme të gazetave sirianë në Turqi, të cilat pretendohet t’i ketë kryer Shteti Islamik.
Ende nuk është e qartë se për sa kohë po jetonin në Turqi viktimat e fundit, edhe pse vendi është kthyer në një shtëpi për tre milionë refugjatë sirianë, të cilët janë larguar nga vendi për shkak të luftës civile që shpërtheu në vitin 2011.
Sipas faqeve të aktivistëve sirianë në mediat sociale, Arouba ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të Sirisë. Ajo kishte mbështetur kryengritjen kundër presidentit Bashar al-Assad, por gjithashtu kishte kritikuar disa në opozitë.
Vajza e saj po punonte si gazetare në gazetën opozitare Orient dhe në fillim të këtij muaji ajo morri pjesë në një diskutim me titullin ‘Rusia po shkatërron Sirinë’.
Sipas mediave turke, fqnijët e viktimave kanë thënë se ato ishin gjetur të vdekura pasi ishin prerë në fyt./arbresh.info/
Yamal: Shpresoj të rinovoj, Barça është klubi i jetës sime
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...
Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për...
Hodhi shishe qelqi drejt një personi dhe u largua, arrestohe...
Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të West Hamit
Durmishi: Ura e Badocit është stabile,testimi formal do të b...