Turqi: Foshnja 1 muajshe gabimisht vaksinohet kundër koronavirusit

08:56 | 24 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Një foshnje 1 muajshe është vaksinuar gabimisht në Turqi kundër koronavirusit.

Megjithatë, mjekët kanë theksuar se ajo është në gjendje të mirë, ndërsa është bërë rasti i parë i vaksinimit tek të porsalindurit në botë, transmeton portal arbresh.info

“Një foshnjë një muajshe u vaksinua gabimisht në korrik kundër Covid-19, ndërsa duhej të vaksinohej kundër hepatitit”, tha për AFP Zafer Kurugol, një infektolog pediatrik në Universitetin Egje që po vëzhgon foshnjën.

Kurugol tha se punonjësi shëndetësor që dha vaksinën në afërsi të Izmirit menjëherë e pa gabimin dhe njoftoi autoritetet.

Fëmija u transportua menjëherë në Spitalin Universitar, ku u ekzaminua dhe u monitoruan rrahjet e zemrës. Mjekët e vëzhguan atë për një javë dhe nuk gjetën pasoja negative.

“Foshnja është larguar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ai nuk ka shfaqur as efekte anësore sikurse kanë të rriturit, sikurse janë ethet. Nëna e tij ndërkohë vazhdonte ta ushqente atë me gji”, tha mjeku.

Foshnja, e cila sot është 4 muajshe, është e shëndetshme dhe kontrollohet rregullisht nga mjekët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme