Autoritetet turke sot lëshuan urdhër-arreste për 130 persona nën dyshimet për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016.
Zyra e Kryeprokurorit në provincën perëndimore Balıkesir përmes një deklarate tha se urdhrat ishin lëshuar për 13 të dyshuar, përfshirë një nënkomisar, një oficer policie, pesë mësues dhe një zyrtar korrektues.
Ekipet e Departamentit të Policisë në Balıkesir kundër trafikimit dhe krimit të organizuar ndërmorën operacione të njëkohshme në 10 provinca turke, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë, Kars, Kocaeli, Sanliurfa, Hatay, Yozgat, Bursa dhe Bingol për të arrestuar të dyshuarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, në kryeqytetin turk Ankara, Zyra e Kryeprokurorit lëshoi urdhër-arreste për gjithsej 60 të dyshuar në shtatë provinca, përfshirë avokatë, praktikantë të juridikut dhe gjyqtarë të shkarkuar për lidhjet e tyre me FETO-n.
Zyra e Kryeprokurorit në Stamboll lëshoi urdhra për 44 të dyshuar në 17 provinca, përfshirë 31 ushtarak aktivë për lidhjet e tyre me grupin terrorist FETO ndërsa 22 prej tyre u arrestuan.
Të dyshuarit akuzohen se kanë përdorur ByLock, aplikacionin e koduar për mesazhe të fshehta në telefonët e mençur të grupit terrorist.
Ndërkohë, në provincën qendrore Konya të Turqisë, prokurorët lëshuan urdhër-arreste për 13 të dyshuar të FETO-s, ndërsa policia është duke kryer operacione anti-terroriste në 11 provinca turke dhe arrestoi 11 të dyshuar.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.
Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I