Google ADS

Turqi: Diaspora nis votimet për zgjedhjet e përgjithshme

12:08 | 7 Qershor 2018
A. B.

Qytetarët turq, që jetojnë jashtë Turqisë, filluan të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare turke, që do të mbahen më 24 qershor.

Sipas mediave turke ,rreth 3 milionë emigrantë, që përbëjnë 5% të elektoratit turk, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje nga data 7 deri më 19 qershor.

Gati gjysma e tyre jetojnë në Gjermani, ku qendrat e votimit janë hapur në 13 qytete.

Zgjedhjet në Turqi mbahen më shumë se një vit përpara kohe.

Ato pritet ta çojnë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme