Turqia ka arrestuar gruan e Abu Omar al-Shishani, njëri prej komandatëve kryesor të grupit militant, Shteti Islamik, që është vrarë dy vjet më parë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve.
Agjencia Anadolu raportoi se katër persona janë arrestuar në Stamboll, për shkak të lidhjeve të dyshuara me IS-in.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Seda D., e cila ishte e martuar me al-Shishanin. Agjencia e lajmeve DHA ka thënë se gruaja po përdorte një pasaportë false.
Shishani, ishte “ministër i luftës” për IS-in dhe ka qenë i pranishëm në shumë video propaganduese të grupit militant. Ushtria amerikane ka thënë se ai është vrarë në Irak në korrikun e vitit 2016, gjatë sulmeve ajrore./REL
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?