Google ADS

Turqi, arrestohet 16 persona të dyshuar për lidhje me FETO-n

11:45 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info
Të paktën 16 të dyshuar, përfshirë ushtarë aktivë, janë arrestuar në të gjithë Turqinë për lidhjet e tyre të dyshuara me FETO-n, grupi terrorist pas grushti shtetit të mposhtur.
Sipas një njoftimi nga zyra e prefektit në krahinën lindore Bitlis, të mërkurën veprime të njëkohshme filluan në 11 provinca, përfshirë Bitlisin.

Mes 16 të dyshuarve të arrestuar janë nënkolonel dhe komandantë, thuhet në njoftimin. Kërkimi për një të dyshuar tjetër është në vazhdim, transmeton Anadolu Agency .

Organizata terroriste e FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme