Shtypi turk ka marrë një tjetër goditje nga qeveria e vendit. Një urdhër arresti është lëshuar për katër figura të njohura, drejtorë dhe gazetarë, të së përditshmes “Sozcu”.
Ata dyshohen për lidhje me rrjetin puçist të Fethullah Gulen dhe rrjedhimisht për grushtin e dështuar të shtetit, bën të ditur gazeta qeveritare “Sabah”.
Drejtuesit e gazetës akuzohen se kanë shfaqur në edicionin online adresën dhe pamjet e hotelit të Marmarisit, ku ndodhej për pushime presidenti Recep Tayyip Erdogan, pak orë përpara nisjes së grushtit të shtetit.
Të kërkuarit janë drejtori Burak Akbay, shefja e faqes së internetit Mediha Olgun, shefja e sektorit financiar Yonca Kaleli dhe gazetari Gokmen Ulu. Ndërkohë, avokatët e gazetës deklarojnë se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim zyrtar për urdhër-arrestin.
Sipas CNN turk, Akbay aktualisht ndodhet në Londër, ndërsa dy nga kolegët e tij Olgun dhe Ulu janë arrestuar. Lindur në vitin 2017, Sozcu është mes gazetave të opozitës më të përhapur, me një tirazh prej 250 mijë kopje.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...