Pas kritikave ndaj një projekti ndërtimi të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, organet gjyqësore turke po u kundërvihen me forcë autorëve të letrës së hapur ku qenë shprehur kritikat. Prokuroria e Përgjithshme në Ankara njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arresti për dhjetë admiralë të ushrisë turke, që kanë dalë në pension, dhe autoritetet njoftuan se ata ndërkohë u arrestuan.
Të arrestuarit ishin shprehur në një letër të hapur kritike për projektin më ambicioz dhe gjithashtu më të diskutueshëm infrastrukturor të Erdoganit, “Kanalin e Stambollit”. Kanali i Stambollit parashikohet të jetë një rrugë alternative transporti për Bosforin dhe Dardanelet, ngushticën mes Detit të Zi dhe Mesdheut.
Projekt miliardësh me rreziqe
Sipas raporteve zyrtare “Kanali i Stambollit” prej 45 kilometrash është i nevojshëm për të lehtësuar Bosforin, përmes së vilit kaluan vitin e kaluar shumë se 38,000 anije. Projekti prej miliarda dollarësh u miratua zyrtarisht muajin e kaluar.
Përveç dëmtimit të mjedisit kritikët kanë frikë se ky hap mund të minojë edhe Traktatin e Montrosë (Montreux). Marrëveshja Ndërkombëtare e Transportit Detar e vitit 1936 rregullon kalimin e anijeve në Bosfor dhe në Dardanele. Ndër të tjera ajo garanton kalimin e anijeve civile si në kohë lufte dhe në kohë paqeje.
Paralajmërimi i admiralëve
Ankaraja mbron tezën se kanali nuk bën pjesë në koncesionet që Turqia u bën anijeve të huaja bazuar në Traktatin e Montreux. Admiralët e arrestuar kishin paralajmëruar se vënia në dyshim e këtij traktati mund ta dëmtojë Turqinë. Sipas këndvështrimit të qeverisë me kritikën e tyre admiralët i kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Një zëdhënës i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan tha se sjellja e tyre të kujton një grusht ushtarak shteti./dw/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...