Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 30 shtetas të huaj në Stamboll nën dyshimin e lidhjeve me grupin terrorist DEASH, konfirmuan burime nga policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet antiterroriste zbatuan aksione në shtatë distrikte dhe arrestuan të dyshuar, të cilët pretendohet se kanë planifikuar sulme terroriste, deklaroi një burim i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Gjatë aksioneve, policia arrestoi së paku 30 të dyshuar dhe konfiskoi dokumente të organizatës dhe materiale digjitale, shtoi burimi.
Forcat e sigurisë së Turqisë një kohë të gjatë zhvillojnë fushatë kundër terroristëve të DEASH-it.
Më shumë se 300 persona kanë pësuar në sulmet që ka kryer DEASH-i në Turqi, në të cilat në objektiv të këtij grupi terrorist gjendeshin civilë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...