Në kuadër të hetimeve kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO brenda Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arresti për 47 të dyshuar.
Fletarrestimet janë lëshuar nga Byroja e Hetimeve të Krimeve Terroriste dhe të Organizuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme Publike të Stambollit, e cila po zhvillon hetimet kundër strukturimit të FETO-s brenda forcave të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA)..
Pas lëshimit të urdhrave të arrestit, forcat turke të sigurisë kanë nisur aksione paralalele për kapjen e të dyshuarve në qytete të ndryshme, prej të cilëve 17 tashmë janë arrestuar. Prej tyre, 16 janë kapur në Stamboll.
Aktivitetet vazhdojnë për kapjen e 23 të dyshuarve, ndërsa shtatë të tjerë njoftohet se figurojnë që kanë braktisur vendin.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...